STERVITU
Rreth meje

Përshëndetje,
jam Alesandro.

Jam trajner personal me çertifikimin NASM-CPT, nga Elbasani. NASM (National Academy of Sports Medicine) është një nga çertifikimet më të njohura në botë për trajnerë personalë.

Stërvitja më ndjek kudo: në sallë, në pistë dhe në gara. Pasi punova si trajner, e kuptova se njerëzit nuk kanë nevojë për më shumë ushtrime, por për një plan të qartë dhe dikë që i ndjek gjatë gjithë rrugës. Prandaj ndërtova Stervitu.

Besoj se stërvitja funksionon kur është e qartë, e matur dhe e përshtatur me personin, jo kur kopjon planin e dikujt tjetër. Prandaj çdo klient fillon me një vlerësim: qëllimi, shëndeti, lëvizja dhe koha që ke. Prej andej ndërtoj programin dhe e ndjekim bashkë, javë pas jave.

Flas shqip, anglisht dhe gjermanisht. Programet dhe ndjekja e progresit bëhen në aplikacionin Stervitu, që e kam ndërtuar vetë për klientët e mi.

NASM-CPTElbasanShqip · English · Deutsch
Alesandro

Si punoj

E qartë

Të shpjegoj pse e bëjmë çdo ushtrim. Nuk të lë me një listë pa kuptim.

E matur

Matjet, peshat dhe seancat regjistrohen, kështu shihet që po ecën.

Personale

Programi ndërtohet për ty, jo për të gjithë njësoj.

Të njohim njëri-tjetrin?

Më shkruaj dhe të them si mund të të ndihmoj.